Aktualitet

Prestigjozja britanike "The Mirror" shkrim për bukuritë turistike shqiptare: Vend që duhet vizituar këtë vit

Shkruar nga Liberale
Prestigjozja britanike "The Mirror" shkrim për bukuritë

Shqipëria ka marrë sërish vëmendjen e mediave prestigjioze ndërkombëtare, si destinacion turistik për vitin 2024.

Prestigjozja britanike, “The Mirror”, në shkrim kushtuar vendit tonë, iu bën jehonë bukurive turistike shqiptare dhe thuhet se Shqipëria është një nga vendet që duhet vizituar këtë vit.

Shkrimi nis me muzetë e kryeqytetit, vazhdon me amfiteatrin romak të Durrësit, zbret në plazhet e rivierës, arkitekturën e jashtëzakonshme të Gjirokastrës, duke përfunduar me Alpet e bukura shqiptare.

Por shkrimin e "The Mirror" e ka shpërndarë dhe kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Ai thotë ndër të tjera se shoqata britanike e turoperatorëve dhe udhëtimeve, ABTA, e ka vendosur për herë të parë Shqipërisë si një nga 10 vendet që duhen vizituar në 2024-n.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH