Kuvendi pritet të ngrejë Komisionin e Posaçëm Anti-korrupsion, që pritet të marrë vetëm votat e socialistëve në Kuvend.
Komisioni i Posaçëm do të përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 të opozitës, përfaqësues të pakicës parlamentare.
Pr/vendimin për ngritjen e këtij komisioni të Posaçëm duhet të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.
Kryetari i komisionit është përfaqësues i shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i pakicës parlamentare.
"Me qëllim ruajtjen konform rregullores të raportit shumicë - pakicë, shfrytëzimin efektiv të përvojës së krijuar qysh në fillesat e Reformës në Drejtësi, si dhe sigurimin e vazhdimësisë së punës e të produkteve të këtij procesi përtej legjislaturës aktuale dhe përgjatë harkut të negociatave me Bashkimin Evropian, komisioni si rregull do të përbëhet nga Kryetarë dhe Zëvendëskryetarë të Komisioneve të Përhershme: për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (2); për Ekonominë dhe Financat (2); për Çështjet Evropiane (2); për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik (2); dhe Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (2).Emrat e anëtarëve të tij do të përcaktohen me vendim të Kuvendit' thuhet në pr/vendim.
Në bazë të këtij pr/vendimi si rregull anëtarët e këtij komisioni të jenë:
Klotilda Bushka - Kryetare (PS), Dhurata Çupi (Tyli) - Zëvendëskryetare (PD) - Nga Komisioni i Ligjeve
Jorida Tabaku - Kryetare (PD), Etilda Gjonaj - Zëvendëskryetare (PS) - Nga Komisioni i Ekonomisë
Flutura Açka - Kryetare (PD), Evis Kushi- Zëvendëskryetare (PS), - Nga Komisioni i Edukimit
Eduard Shalsi - Kryetar (PS), Sorina Koti - Zëvendëskryetare (PD) - Nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat:
Kwshilli i Integrimit Evropian: Jorida Tabaku dhe Toni Gogu
Numri dhe përbërja e grupit të ekspertëve miratohet me vendim të komisionit.
Komisioni mund të ftojë për konsultime për çështje specifike edhe agjenci dhe ekspertë të tjerë vendas e ndërkombëtarë të mirënjohur në fushat përkatëse.
Ndonëse ngritja e komisionit është parashikuar në rend dite për seancën e nesërme, PS mund të kërkojë tërheqjen e projekt-vendimit dhe shtyrjen për në një tjetër seancë në pritje të një dakordësie me grupin parlamentar të PD për përbërjen e emrave. Nëse rendi i ditës në seancën e nesërme nuk do të ndryshojë do miratohet vetëm ngritja e komisionit dhe jo përbërja. Përbërja me emrat e anëtarëve të këtij komisionit do t’i lihet një tjetër seance pasi të jetë gjetur dakordësia me opozitën.
Vetë Opozita nuk e ka pritur mirë këtë nismë të mazhorancës, ndërsa abstenuan edhe në votimin e rezolutës. Pas mbledhjes me grupin e Rithemelimit, Gazment Bardhi tha se s’do e mbështesin me votë ngritjen e komisionit të Posaçëm anti-korrupsion i cili është futur në rend dite nesër në Kuvend.