Politikë

Veliaj ofroi garanci pasurore në këmbim të lirisë/ Kryebashkiaku sot sërish në Apel, SPAK paraqiti prova të reja

Shkruar nga Liberale

Veliaj ofroi garanci pasurore në këmbim të lirisë/

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të dalë sërish ditën e sotme para Gjykatës së Apelit, pasi seanca e një dite më parë u shty.

Ka qenë pikërisht një kërkesë e palës mbrojtëse që çoi në këtë vendim, pasi avokatët kërkuan kohë për t'u njohur me provat e reja që prokurorët e çështjes i dorëzuan ditën e djeshme Apelit të Posaçëm.

Ndërkaq, sot në mesditë kryebashkiaku Veliaj do të dalë sërish përballë gjyqtarit, Engert Pëllumbi.

Për 7 orë e 30 minuta, palët dhanë një ditë më parë  argumentet pro e kundër për të hetuarin, ndërsa avokatët thanë se nuk ekzistojnë kushtet që Veliaj të qëndrojë në masën shtrënguese arrest në burg, pasi as nuk do të manipulojë provat, as nuk do tentojë arratisjen.

Argumente këto që për gjyqtarin e shkallës së parë, Erion Bani ishin të pamjaftueshme për ta lënë të lirë kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Erion Veliaj dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv dhe pastrim parash në 9 raste duke shfrytëzuar postin e tij si drejtues i bashkisë për t’i dhënë para publike shoqatave të kontrolluara nga gruaja e tij, Ajola Xoxa.

Kjo e fundit nga ana e saj, po ashtu e dyshuar për tri vepra penale, nuk e ka ankimuar masën që gjykata i ka vendosur në 12 shkurt, atë të detyrimit të paraqitjes në policinë gjyqësore, dy herë në muaj.

Nga seanca e djeshme, që nisi në orën 10:00, të vetmit që kanë përfunduar mbrojtjen janë katër biznesmenët e lënë në "detyrim paraqitje".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH