Politikë

U zgjodh në krye të Bashkisë së Himarës, flet Blerina Bala: Qyteti meriton më shumë bashkëpunim dhe mbështetje! Synojmë...

Shkruar nga Liberale

U zgjodh në krye të Bashkisë së Himarës, flet Blerina

Blerina Bala u komandua sot në krye të Bashkisë së Himarës, pasi siguroi 15 vota pro në Këshillin Bashkiak.

Më herët ajo ka qenë anëtare e Partisë Socialiste dhe nënkryetare për disa kohë në këtë bashki.

Ndërkohë pas mbledhjes, Bala u shpreh se fokusi kryesor do të jetë në punë, me qëllim përmbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos gjatë sezonit turistik.

“Së pari, më lejoni të bëj një falënderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt në vijim, fokusi i Bashkisë Himarë do të jetë në punë, me qëllim përmbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik.

Jam e ndërgjegjshme që asnjë punë nuk bëhet vetëm, ndaj mendoj se pas 10 muajsh të vështirë, Himara meriton që midis aktorësh vertikal dhe horizontal, të ketë bashkëpunim sa më të ngushtë e mbështetje sa më të madhe”, tha Blerina Bala. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH