Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Stabilizim- Asociimit në Bruksel, bashkë me ministrin e Jashtëm Igli Hasani dhe delegacionin shqiptar. Në fjalën e saj në këtë takim Tabaku u shpreh se viti 2024 duhet të jetë viti i Shqipërisë për në BE.
“Sot, ne duhet të jemi të gatshëm të luftojmë korrupsionin, mbështesim një demokraci në shërbim të reformave. Shqipëria lufta kundër korrupsionit në nivele të larta jetike për integrimin. Parlamenti duhet të miratojë Komisionet Hetimore që kërkon opozita dhe ndryshojë Ligjin për Komisionet Hetimore me dakordësi të opozitës! Lufta kundër korrupsionit nis me një parlament në shërbim të qytetarëve. Parlamenti lufton korrupsionin përmes Komisioneve Hetimore dhe interpelancave.
Më tej Tabaku e vuri theksin tek rëndësia e reformës zgjedhore dhe pavarësia e gjyqësorit që sipas saj rrezikohen nga përpjekjet e mazhoranës për të kontrolluar institucionet e drejtësisë.