Aktualitet

Sot seanca e Veliajt në Apel, bashkëshortja e tij paraqitet në SPAK

Shkruar nga Liberale

Sot seanca e Veliajt në Apel, bashkëshortja e tij paraqitet në

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Xoxa u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në zbatim të masës detyrim paraqitje, të caktuar ndaj saj. Bashkëshortja e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është në hetim nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim të parave e fshehje të pasurisë dhe po hetohet nën masën detyrim paraqitje.

Sakaq, Erion Veliaj sot kërkon lirinë nga paraburgimi i Durrësit, ku qëndron prej 10 shkurtit, në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Seanca e Veliajt fillon në orën 14:00, teksa çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Veliaj po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 episode dhe pastrim parash. Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe që prej asaj kohe ka kërkuar disa herë lirimin nga paraburgimi, pa sukses.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH