Politikë

Sot përfundon afati për regjistrimin për zgjedhjet në Himarë/ Në garë 7 parti, PD ende nuk është regjistruar

Shkruar nga Liberale

Sot përfundon afati për regjistrimin për zgjedhjet në

Ditën e sotme përfundon afati që kanë partitë politike për të paraqitur kërkesë për regjistrim pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës.

Aktualisht deri tani janë 7 subjekte që kanë shprehur interes, ku nga forcat kryesore rezulton vetëm Partia Socialiste, Partia Demokratike ende nuk ka depozituar kërkesë, 

Partia Demokratike dhe subjektet e tjera kanë afat deri në mesnatë për të dorëzuar dokumentet e kandidimit pranë KQZ.

Regjistrimi partive i paraprin regjistrimit të kandidateve ku deri më tani fushatën e ka nisur Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria si kandidat i opozitës së bashkuar.

Partitë e regjistruara deri tani:

1. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)

2. Partia e Lirisë (PL)

3. Partia republikane (PR)

4. Partia Demokristiane (PDK)

5. Partia Balli Kombëtar (PBK)

6. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)

7. Fryma Re Demokratike (FRD)

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH