Sot në mbrëmje është afati i fundit i dërgimit në KQZ të listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
E teksa numërimi mbrapsht ka nisur, duket se kryeministri Edi Rama është vënë në lëvizje.
Kryesia e partisë do të mblidhet në orën 18:00, por para kësaj, kryesocialisti Rama ka vendosur të takojë drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja do të nisë në orën 14:30.
Theksojmë se lista e sigurtë e PS përmban edhe shumë emra të rinj që vijnë nga “Deputeti që Duam”, Diaspora, strukturat e Partisë Socialiste dhe drejtues të institucioneve vendore në të 12 qarqet e vendit.