Politikë

Shanset për t’u bërë deputet më 11 maj! PS+PD ‘blindojnë’ 92 mandate të sigurta, 2 mijë kandidatë për 48 vendet e mbetura

Shkruar nga Liberale

Shanset për t’u bërë deputet më 11 maj! PS+PD

2046 kandidatë në zgjedhjet e 11 majit, për 140 vende në parlament, 92 vende të "blinduara" nga PD dhe PS

Sistemi zgjedhor garanton 92 vende të sigurta nga listat e mbyllura për dy partitë e mëdha, ndërsa gara do të mbetet e hapur për të gjithë partitë dhe koalicionet për pjesën tjetër prej 48 mandateve, 7 prej të cilave pritet të jenë të sigurta për aleatët e PD-së dhe të PS-së.

Në 11 maj, vota në qarqe do të bëjë diferencën, sepse kodi zgjedhor përcakton prag votash. Kjo do të thotë se gara praktikisht do të jetë e hapur për të paktën 41 mandate, e për të cilat do të garojnë rreth 2 mijë kandidatë në 11 parti dhe koalicione.

Zgjedhjet e 11 majit mund të sjellin ndryshime në parlament, nga vota e diasporës dhe futja në garë e disa partive të reja, për të cilat sondazhet diktojnë mbështetje të konsiderueshme.

Në vitin 2021, ishin vetëm 4 parti të cilat prodhuan rezultat, me Partinë Socialiste që mori 74 deputetë, Partinë Demokratike 59, Partinë e Lirisë 4 dhe Partinë Social Demokrate, 3 deputetë.

Në këto zgjedhje PS është e vetme në garë dhe ashtu si Partia Demokratike, me votat që kanë dhe sistemin aktual elektoral, që tani i kanë të sigurt 92 mandate, ose 46 në secilin krah. Por, me votat e bashkuara të PL-së, të cilën këtë herë e ka në koalicion, PD-së i llogariten edhe 4 mandate të tjerë. Po ashtu edhe PSD, do të përpiqet të ruajë 3 mandatet që ka, edhe pse elektorati mund t’i sigurojë më shumë ose t’ia heqë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH