Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit, aty ku po vuan dënimin e caktuar nga gjykata, mbi protestën e opozitës e cila do të mbahet më 7 Tetor.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se sot "socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës".
Salianji thotë se edhe nga burgu nuk do ta ndalë betejën politke.
"Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!
Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën. Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon!"- shkruan Salianji.