Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, zhvilloi takimin çelës të fushatës me gratë në Qarkun e Dibrës.
Pak para se të merrte fjalën Rama, drejtuesi i Qarkut të Dibrës, Bledi Klosi, ju bëri thirrje grave dibrane të pranishme që njëzëri t’i tregonin kkryesocialistit se sa mandate synon PS në Dibër.
“Nga Burreli në Peshkopi. 4-1 nuk kishte bërë vaki”, ishte thirrja që erdhi nga salla.
Ndërkohë Rama gjatë fjalës së tij tha se gruaja dibrane ka një rol shumë të rëndësishëm në historinë vendimmarrëse
“Do ta filloj me një mesazh që më erdhi nga një numër që nuk e kam të regjistruar. “Përshëndetje zoti kryeministër, meqë nesër çelni siparin e garës në Dibrën time me zonjat e nderuara të asaj zone, aty gratë kanë qenë forcë vendimmmarrëse në familje. Bashkë me urimin për të kaluar me mbresa pozitive po ju nis një histori dibrane brezash: Një Dibran merr rrugën e Arbrit për të ardh në Tiranë për t’i marrë ca para borxh Dine Hoxhës. Dine Hoxha i hedh sytë gruas, ata kishin një kod të padeshifrueshëm për të pranishmit, dhe aty për aty i thotë nuk kam për momentin. Dibrani i varfër dhe i zgjuar merr rrugën për nga Kombinati, Dinja e pyet pse po shkon poshtë dhe nuk po kthen nga Tufina, ai i thotë në Dibër po shkoj por po shoh iherë ç’po ndodh te Toptanët me pa se guri i poshtë po lëviz të epërmin, apo i epërmi të poshtmin. Dinja i thotë kthehu të të jap napolonat, dhe i ke falë dhe jo borxh. Nëpërmjet kësaj historie tregohet forca e gruas në Dibër”. E pra edhe unë tani kam ardh që më gurët e poshtëm të lëvizim gjithë gurët e epërm. Megjithatë nuk ka nevojë për fjalë të shkruar”, tha Rama.