Politikë

Rama dhe Berisha: Muhabet fallxhoresh apo parashikime zgjedhore?

Shkruar nga Liberale.al

Rama dhe Berisha: Muhabet fallxhoresh apo parashikime zgjedhore?

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025, një episod i ri i përplasjes mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Sali Berisha ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Në një aktivitet të zhvilluar në ditët e fundit, Rama parashikoi se Partia Socialiste do të fitojë 78 mandate parlamentare, duke e shoqëruar këtë deklaratë me një mbulesë tavoline ku kishte shkruar këtë numër. Ky veprim i tij ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Berishës.

I njohur për reagimet e tij të drejtpërdrejta dhe shpeshherë ironike, Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet një moment nga një aktivitet i mëparshëm i Ramës, ku ai ndodhet në skenë me aktoren e njohur të "Portokallisë", Delina Disha, e cila luan rolin e një fallxhoreje. Në këtë video, Berisha ka shtuar mbishkrimin "Muhabet fallxhoresh", duke aluduar në parashikimin e Ramës për zgjedhjet. Për më tepër, Berisha ka theksuar një lapsus të Ramës gjatë numërimit të mandateve, duke e përdorur këtë si një mundësi për ta ironizuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH