Politikë

Rama mbledh Grupin Parlamentar, të enjten në Kuvend pritet të kalojë ligji për amnistinë penale

Shkruar nga Liberale

Rama mbledh Grupin Parlamentar, të enjten në Kuvend pritet të

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste këtë të hënë, një ditë pas mbloedhjes së Asamblesë Kombëtare.

Grupi Parlamentar po diskuton në lidhje me seancën parlamentare që do të zhvillohet të enjten.

Pritet që në seancë të kalojë amnistia penale, pas një dakordësie të mazhorancës me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës.

Sot socialistët po bëhen gati për të enjten. E enjtja është një ditë e rëndësishme sepse Blinken do të vizitojë Tiranën, por do të ketë edhe një seancë parlamentare paradite. Do të diskutohet edhe amnistia penale. Grupi Parlamentar po diskuton për seancën e së enjtes.

Në orën 11:00, Komisioni i Sigurisë do të shqyrtojë më tutje këtë projektligj. Ka një dakordësi të mazhorancës me Partinë Demokratike Zyrtare të Lulzim Bashës, duke pranuar një amendament të sjellë prej tyre.

Dhënia e kësaj amnistie do ta bëjë Lulzim Bashën të japë votën për amnistinë penale. Vota e Lulzim Bashës dhe 11 deputetëve të tij është e mjaftueshme për të kaluar amnistinë penale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH