Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë vendim në këtë orë të vonë të së enjtes që të protestojë pas vendimit të Apelit që ka dënuar me 1 vit burg deputetin demokrat Ervin Salianji.
Mësohet se protesta e PD-së do të mbahet më datë 6 Tetor.
Ervin Salianji ka deklaruar se Partia Demokratike do të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme për falsifikim në lidhje me çështjen “Babale”. I ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan, Salianji thotë se hapja e hetimit ndaj tij, ka shmangur një dënim të ri për Geron apo Fatmir Xhafajn.
“Nesër ose të hënën me të gjitha provat. Do të dorëzohet për Fatmir Xhafën për hetimin e pasurisë sepse si subjekt i ligjit anti-mafia, për shkak se ka vëllain e vet të dënuar, ai duhet të ishte hetuar deri më tani. Thelbi i kërij diskutimi është se hapja e hetimit ndaj meje, shmang nga një dënim të ri, Geron apo Fatmir Xhafajn.”
Ervin Salianji thotë se pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi atë të Shkallës së Parë për dënimin e tij me 1 vit burg për “Babalen”, ka komunikuar me drejtuesit e policisë për t’u vënë menjëherë në dispozicion.
Më tej, Salianji shton se ka folur dhe me prokurorin e Tiranës se çfarë duhet bërë që të mos e zgjasin më dënimin e tij teksa shton se sapo të bëhet procedura, nesër do të jetë aty.
I pyetur nëse vendimi i formës së prerë që jepet nga Apeli, e ndërpret mandatin e tij të deputetit, apo duhet të mblidhet Komisioni i Mandateve?
“Kam komunikuar sot me drejtuesit e policisë për t’u vënë në dispozicion menjëherë dhe me prokurorin e Tiranës për të ju thënë se çfarë duhet na unë që të mos e zgjasim sepse do të fillojnë aludimet. Sapo të bëhet procedura nesër do të jem aty”, tha Ervin Salianji.
“Nuk ka asnjë dënim për kallëzim të rremë, sidomos ndaj një politikani deri më sot. Kushtetuta thotë se nuk mund t’i hiqet imuniteti i deputetit pa marrë miratimin nga Parlamenti. Mendimi im, në rastet kur një sistem gjyqësor, në parim është që imuniteti i deputetit i është dhënë për të mos abuzuar me ndjekjen penale dhe për ta mbrojtur nga pushtetet e tjera.”
“Mund të çmendet një sistem gjyqësor për shembull, ky është rasti tipik dhe dhe Parlamenti thotë që je “çmendur” dhe të ndalon të mos ndodhë kjo për të tjerët. Por nuk jemi para rastit klasik. Është një debat që i takon për t’u bërë nga profesionistët”- thekson Salianji.