Politikë

Një ditë pas arrestimit të Veliajt, Rama takim urgjent me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

Shkruar nga Liberale

 

Një ditë pas arrestimit të Veliajt, Rama takim urgjent me

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, një ditë pas arrestimit të Erion Veliajt, me urdhër të SPAK. 

Rama shihet teksa qëndron jashtë ambienteve të bashkisë së Tiranës. Nuk dihet se pse është takuar Rama me nënkryetarë dhe çfarë kanë diskutuar.

Ndërkohë, sot kreu i qeverisë ka reaguar për herë të parë për arrestimin ndaj Veliajt.

“Marrja e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla çerek milion zgjedhësh, jo një here, por tre herë, por po marrim aktualisht, – është një ngjarje tejet e madhe, të cilën unë nuk mund ta kaloj me formulën 5-vjecare “Nuk kam koment, nuk kam koment”, tha Rama në një komunikim live me ndjekësit në rrjetet sociale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH