Politikë

"Ndërrova parti për ty", Rama batuta me qytetarin: I vështirë ai momenti, por kalon

Shkruar nga Liberale
"Ndërrova parti për ty", Rama batuta me qytetarin: I

Për të parë na afër punimer për realizimin e  projektit të rrugës Bunavi-Kërkovë në Vlorë ishte në zonë kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Rama theksoi se do të bëhen ndërhyrjet e nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës së godinave, në mënyrë që të rinjtë të shkollohen në mjedise me kushte optimale

“Duhet të bëjmë një ndërhyrje këtu. Duhet ta përmirësojmë cilësinë këtu, po bëjmë gjithë atë punë me konviktet dhe shkollat profesionale që do bëhen konvikte europiane që kush çon fëmijën, sidomos nga fshatrat në një shkollë personale, ta ketë me kushtet më të mira.

Tani këtu vijnë ushtarakët për muajt e parë duhet t’i bëjmë kushtet optimale. I kemi mundësitë të bëjmë një investim, t’i përmirësojmë këto godina, të bashkëpunojmë edhe me fondin, t’i veshim me sistemin e kursimit të energjisë.” – u shpreh Rama..

Gjatë takimit nuk munguan as batutat, pasi një banor i tha Ramës se ka ndërruar parti për të.

Ndër kërkesat e parashtruara nga banorët ishte dhe realizimi i një segmenti që bën ndërlidhjen e unazës së 7 fshatrave, i gjatë 1,1 kilometra, për të cilin Kryeministri premtoi se do të realizohet së shpejti.

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH