Politikë

"Do i bëjmë pensionet 500 euro..."/ Rama: Për çdo fushë kemi një mal me strategji

Shkruar nga Liberale

"Do i bëjmë pensionet 500 euro..."/ Rama: Për

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se PS do të shpalosë ditën e nesërme programin e Shqipërisë 2030.

Në fjalën e tij nga Shkodra, Rama tha se ai është një program masiv me plane konkrete për secilën fushë, një program sipas tij mirëfilli qeverisës.

Rama nuk ka lënë pa thumbuar edhe opozitën për programin e paraqitur, duke u shprehur se është një program nga ata që e dinë se nuk do të vijnë në pushtet dhe kurrë nuk do të vërtetohet nëse premtimet e tyre janë të realizueshme apo jo.

“Nesër kemi shpalosjen e Shqipërisë 2030, bashkë me të gjithë grupin e deputetëve, për të dhënë një perspektivë. Ndryshe nga të tjerët që bëjnë programe elektorale në bëjmë një program ku për çdo fushë kemi një mal me strategji. Është program qeverisës masiv. Ne qeverisim nuk jemi hajd themi do i bëjmë pensionet 500 euro dhe naftën 5 cent sepse e dinë që nuk fitojnë”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH