Kryeministri Edi Rama, është zhvendosur në selinë qendrore të PS-së në Tiranë, ku po ndjek nga afër procesin zgjedhor.
Ai ka shpërndarë një video-mesazh në rrjetet sociale, ku u bën thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime.
“Ja ku jemi live nga komanda e përgjithshme, këtu ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit. Përfitoj nga rasti t’u them të gjithëve që nuk kanë shkuar ende të votojnë, të shkojnë të votojnë,” u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes, duke e konsideruar votën një akt qytetar dhe patriotik.
“Është e domosdoshme që vota të hidhet, të mblidhet, të numërohet dhe që ti që mund të votosh, të mos mungosh. Është një detyrë qytetare, shoqërore, patriotike. Kështu që votoni, votoni, votoni, me qetësi, me pak durim dhe me bindjet tuaja, votoni,” u shpreh Rama.