Politikë

Kush e zgjodhi Petro Gjikurinë si kandidat i opozitës për Bashkinë Himarë? Kryetarja e PD-së atje e habitur, emrin e tij e mësova nga mediat

Shkruar nga Liberale

 

Kush e zgjodhi Petro Gjikurinë si kandidat i opozitës për

Kryetarja e Partisë Demokratike, dega Himarë, Afrovita Dhimojani ka zbuluar se zyrtarizimin e kandidaturës së koalicionit “Bashkimi për Fitore”, z.Petro Gjikuria për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit, e ka mësuar si të gjithë qytetarët, pavarësisht detyrës që mban, nga mediat.

Në një shënim në rrjetin social Facebook, Dhimojani shkruan se PD, dega Himarë nuk është informuar e as konsultuar përsa i përket kandidaturës, duke theksuar se janë vendosur para faktit publik.

Nuk është e drejtë që lufta dhe angazhimi i PD-së, dega Himarë, prej më shumë se nje viti intesiv, të shpërfillet pa u konsideruar, duke luajtur me Himarën dhe fatin e saj”, deklaron ajo.

Sipas saj, konsensusi politik për të diskutuar me bazën kandidaturat potenciale është e vetmja rrugë për të vendosur në vend padrejtësinë e votës himariote, që u mohua me datën 14 maj.

Duke mos e njohur, nuk dua të paragjykoj kandidaturën e zyrtarizuar si një alternativë për më të mirën e Himarës, jemi besimplotë për fitoren e Datës 4 gusht”, thekson ajo në fund të shënimit të saj.

Kandidati i vetëshpallur i opozitës, Petro Gjikuria, ditën e enjte, 11 korrik, përcolli një deklaratë zyrtare përmes faqes së tij në Facebook, e cila u shpërnda paralelisht nga PBDNJ-ja dhe Omonia, duke zyrtarizuar kandidaturën e tij përballë, Vangjel Tavos./Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH