Politikë

“Ku të mbetën shokët o Ramë"/ Basha ironizon kryeministrin me këngën e Unikkatil

Shkruar nga Liberale

“Ku të mbetën shokët o Ramë"/  Basha ironizon

Deputeti demokrat Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama vijojnë me “diss-e” për njëri tjetrin.

Kështu pas reagimeve të kryeministrit, Basha ka postuar sërish një video në rrjetin social Instagram duke thumbuar me një këngë të Unikkatilit.

Kënga me të cilën demokrati zgjodhi të “përshëndesë” kryeministrin me titull “Ku të mbetën shokët”, e thumboi duke përmendur disa prej anëtarëve të Partisë Socialiste, të cilët tashmë ndodhen në burg.

“O Rame, ku i ke shokët? Ku e ke Lalin? Ku e ke Benin? Ku e ke Terin? Ku e ke Lir Beqen? Po Sajen? Po Çyrben? Ku t’mbetën shokët Rame???” shkruan Basha. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH