Kryetari i Bashkisë Libohovë, Leonard Hide, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme.
Hide dyshohet se në kohën qe ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.
Parcelat me kanabis për të cilat akuzohet kryebashkiaku socialist dhe funksionarë të tjerë lokalë të policisë, u zbuluan gjatë një operacioni të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat dhe Prokurorisë Gjirokastër. Ai mori mandatin e kryetarit të Bashkisë së Libohovës në zgjedhjet e 14 majit, nën siglën e Partisë Socialiste.