Politikë

PD sot në PROTESTË për TikTok-un, “blindohet” hyrja e Kryeministrisë, mbi 1 mijë forca policore në terren

Shkruar nga Liberale

PD sot në PROTESTË për TikTok-un, “blindohet” hyrja e

Hyrja kryesore e Kryeministrisë është blinduar mbrëmjen e djeshme në pritje të protestës së paralajmëruar nga opozita kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok-ut. Punonjës të administratës po punojnë për përforcimin dhe izolimin e tendës së instaluar në hyrjen kryesore të institucionit.

Protesta, e organizuar nga Partia Demokratike, do të zhvillohet sot nga ora 19:00 deri në 21:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ftuar të rinjtë dhe prindërit t’i bashkohen manifestimit.

Për mbarëvajtjen e tubimit, Policia Rrugore ka njoftuar se do të bllokojë të gjitha rrugët që lidhen me bulevardin, ndërsa disa segmente do të pësojnë devijime të përkohshme.

Rreth 1200 efektivë do të jenë të angazhuar në terren, përfshirë forcat speciale RENEA dhe agjentë civilë, të cilët do të monitorojnë situatën dhe do të mbajnë nën vëzhgim personat me histori të mëparshme incidentesh në protesta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH