Politikë

Konferenca e Sigurisë/ Rama niset drejt Mynihut: Kthehem shumë shpejt sepse na presin beteja dhe fitore spektakolare

Shkruar nga Liberale

Konferenca e Sigurisë/ Rama niset drejt Mynihut: Kthehem shumë shpejt

Kryeministri Edi Rama do të niset sot drejt Mynihut për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Sigurisë. Lajmin e përcolli vetë Rama në rrjetet sociale, ku informoi se në kuadër të kësaj konference do të zhvillonte një sërë takimesh dhe do të merrte pjesë po ashtu edhe në disa evente.

“Nisem për Konferencën e Sigurisë në Mynih, për disa takime dhe evente që nuk i shmangia dot dhe për t’u kthyer shumë shpejt këtu”, u shpreh Rama. “Na presin shumë punë dhe mbi të gjitha na pret një betejë ekzemplare dhe një fitore spektakolare”, deklaroi para nisjes drejt Mynihut, kryeministri Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH