Politikë

Komunikimi i fundit i Salianjit para arrestimit: Denoncimi im i ndërpreu karrierën Fatmir Xhafajt, u betua se s'do ma falte!

Shkruar nga Liberale

Komunikimi i fundit i Salianjit para arrestimit: Denoncimi im i

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit burg, u shpreh se urdhrin, sipas tij, e dha ish-ministri Fatmir Xhafaj dhe kryeministri Edi Rama.

“Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës”, tha Salianji.

“Pasi e bën projektin sesi do montohet kjo çështje, dolën në deklarim publik, si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, për të ruajtur banditët që i shërbejnë. Ashtu si unë dhe PD kishim denoncuar me emër, çdo grup kriminal. Fatmir dhe Geron Xhafaj t’i shpëtonin ndjekjes ndërkombëtare. Fatmir Xhafaj u betua se nuk do ma falte. Denoncimi im me fakte, i ndërpreu karrierën politike Fatmir Xhafajt, dhe i dënoi reputacionin një trafikanti droge.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Ishte si shpagim kundër meje dhe kundër çdo zëri opozitar, reagimi publik ka qenë si rrallë herë në unison, kundër kësaj stisje dhe manipulimi, Nuk janë funksionarë shteti, por pupacë të narkoshtetit. Kam kontribut të gjatë në opozitë, kam denoncuar afer korruptive, e kanë tërbuar Edi Ramën. Nuk shkoj në burg si kallëzues i rremë, por shkoj si një plitikan i ri i opozitës model i ri, që ka dëshmuar me prova përfshirjen e ministrit dhe familjes së tij në narkotrafik”, u shpreh Salianji.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH