Politikë

“Jemi ngjitur më lart se sa u besua” – Rama thirrje deputetëve: Mandati i katërt si fuqi vetëkorrigjuese

Shkruar nga Liberale.al

“Jemi ngjitur më lart se sa u besua” – Rama thirrje

Kryeministri dhe njëherazi kreu i PS, Edi Rama zhvilloi sot një takim me deputetët dhe deputetet e Partisë Socialiste ku mbajti një fjalim për triumfin historik në zgjedhjet e 11 majit.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Për të arritur qëllimet duhet të fitosh zgjedhjet. Fitoret na duhen për të përmbushur misionin historik që kemi. Për të ndryshuar përgjithnjë Shqipërinë, duke zhvilluar ekonominë, garantuar drejtësinë, përmirësuar arsimin e shëndetësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin e atdheut dhe për të bërë histori me anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade.

Na duhet një punë e madhe me veten në radhë të parë. Përsëri këtë herë, duhet ta nisim nga vetja për ta ndarë mendjen si duhet. Na duhet mirëkuptim brenda nesh për të kuptuar e më pas për të na kuptuar. Për ta përdorur mandatin e katërt së pari si fuqi vetëkorrigjuese. Jemi ngjitur aq lart sa askush s’e ka besuar.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH