Politikë

Gjykata 'rrëzon' kryeministrin Rama pas 7 vitesh: Lulzim Basha kishte të drejtë

Shkruar nga Liberale

Gjykata 'rrëzon' kryeministrin Rama pas 7 vitesh: Lulzim Basha

Lulzim Basha ka pasur të drejtë, karshi kryeministrit, Edi Rama. 

Gjykata e Tiranës rrëzoi padinë që kryeministri Edi Rama kishte bërë ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë e kishte paditur Lulzim Bashën për shpifje dhe kërkonte që ai të paguante dëmin jo pasuror në vlerë 1 mln lekë, për një deklaratë të tij në tetor të vitit 2018.

Pasi shqyrtoi të dhënat, gjykata vendosi të rrëzoi padinë si të pabazuar në prova, teksa shpenzimit gjyqësore do të paguhen nga pala paditëse.

Ky vendim i gjykatës mund të apelohet brenda 15 ditësh. 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH