Mediat raportojnë se është rrëzuar kërkesa e e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për ndryshim të masës së arrestit shtëpiak.
Gjyqtarja Irena Gjoka lë të pandryshuar masën “arrest shtëpie” për ish kryeministrin dhe dhëndrin e tij, të cilët akuzohen për privatizimin e ish kompleksit Partizani.
Kujtojmë se Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.