Politikë

FUSHATA/ Takimi përmbyllës në Fier, Berisha: Në 11 maj do të marrim një fitore plebishitare!

Shkruar nga Liberale

FUSHATA/ Takimi përmbyllës në Fier, Berisha: Në 11 maj do

Kryedemokrati Sali Berisha në takimin përmbyllës elektoral të Fierit theksoi se më 11 maj merr fund "ëndrra e keqe" e shqiptarëve.

Ai tha se kjo natë e keqe 12-vjeçare do të marrë fund në 11 maj, duke i dhënë fitoren çdo shqiptari.

Sipas Berishës shqiptarët të bashkuar do të votojnë në 11 maj ndryshimin duke i dhënë një fitore plebishitare Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

“Kjo natë 12-vjeçare e ka një fund, dhe fundi i saj është fitorja e çdo shqiptari më 11 maj! Shqiptaret dhe shqiptarët pas një nate të tillë, u ngritën si feniksi nga hiri në zenit dhe vijnë sot më të sigurtë se kurrë në fitoren e tyre plebiçitare, fitoren e çdo shqiptari, fitoren e Fierit dhe të Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH