Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se dje në familjen e tij kishte një gëzim të veçantë. Kjo pasi Laidon Berisha, djali i Shkëlzenit, ka përfunduar me sukses gjimnazin në Suedi, atje ku jeton prej kohësh me nënën dhe motrën e tij.
Berisha ka ndarë disa foto nga momenti i diplomimit të nipit, ndërsa ajo që bie në sy është fakti se Shkëlzenin e ka shoqëruar e ëma, Lirie Berisha, ndërsa në foto nuk e shohim askund Arminën, bashkëshorten e tij.
"Familja jonë dje kishte një gëzim të veçantë. Laidon Berisha, djali i Shkëlzenit, mori dje maturën me rezultate shumë të mira në një ceremoni të bukur shkollore dhe familjare.
Me këtë arritje të rëndësishme, Laidoni bëri shumë krenar prindërit dhe të gjithë familjarët e tjerë! Nga zemra shumë urime Laidonit dhe shëndet e suksese në studimet universitare, përqafime."- ka shkruar Berisha krahas fotove të publikuara në Facebook.