Politikë

FOTO HISTORIKE/ Kur kërkohej dorëheqja e Berishës! Nga demonstrata e zhvilluar më 19 shtator 2008 ka ‘mbetur’ vetëm Rama!

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Kur kërkohej dorëheqja e Berishës! Nga

 (Foto nga GENT SHKULLAKU/AFP nëpërmjet Getty Images)

Ose janë tërhequr, janë përjashtuar... Ose janë në burg. Ka mbetur aktiv vetëm Edi Rama, në postin e kryeministrit.

Lideri shqiptar i opozitës Edi Rama shfaqet teksa udhëheq mbështetësit e opozitës gjatë një demonstrate përpara ndërtesës së qeverisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Sali Berisha në Tiranë, demonstratë e zhvilluar më 19 shtator 2008.

Presidenti Ilir Meta ndodhet në burg. Po ashtu edhe Erion Veliaj dhe Ilri Beqaj, që shfaqen në radhën e dytë, pranë Ramës. Gramoz Ruçi është tërhequr. Kastriot Islami është tërhequr, sikurse edhe Pëllumb Xhufi, asokohe krah Metës me LSI, sot Partia e Lirisë, është tërhequr nga politika.

Rama tashmë kryeministër dhe Berisha kryetar i opozitës, dy politikanët kryesorë, duket sikur thjesht kanë ndërruar rolet krahasuar me 19 shtatorin 2008.     

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH