Politikë

FOTO HISTORIKE: Enver Hoxha inauguron me trenin e parë linjën e re hekurudhore Rrogozhinë-Fier, u ndërtua për 1 vit nga 100,000 “vullnetarë”

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE: Enver Hoxha inauguron me trenin e parë linjën e re

Enver Hoxha duke udhëtuar me trenin e parë të linjës së re hekurudhore Rrogozhinë-Fier, në ditën e përurimit të saj

Linja hekurudhore Rrogozhinë-Fier u hap për trafikun e mallrave dhe pasagjerëve më 13 tetor 1968. Një tren special i tërhequr nga dy T458, transportonte zyrtarë të lartë të qeverisë, ku mes tyre dallohej Enver Hoxha.

Pasi nuk u ndërtuan linja të reja hekurudhore në Shqipëri për më shumë se dhjetë vjet në vitet 1950, rrjeti hekurudhor u zgjerua në vitet 1960 për të lidhur zona të rëndësishme industriale. Pas një zgjerimi në veri (linja hekurudhore Vorë-Laç ), më pas filloi ndërtimi i një linje në jug.

Më datën 13 janar 1967 kryeministri Mehmet Shehu hapi punimet në Rrogozhinë. 100,000 “vullnetarë” nga i gjithë vendi ishin mbledhur në qytetin e vogël për të ndihmuar në ndërtimin e hekurudhës. 

Në vitin 1975, linja u zgjerua me 28 kilometra tjera me lidhje për Ballshin. Dhjetë vjet më vonë, u vu në funksion një zgjatim 36 kilometra nga Fieri në Vlorë, që do të thotë se linja kishte arritur shtrirjen maksimale në jug.

Aktualisht është thuajse jashtë përdorimit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH