Politikë

FOTO HISTORIKE/ “E VËRTETA”, gazeta që ‘foli’ shqip në Stamboll në vitin 1911, një vit para botimit bolshevik “Pravda” të Leninit

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ “E VËRTETA”, gazeta që ‘foli’

Në Stamboll është shkruar shqip një vit para se në Shqipëri të shpallej Pavarësia më 1912. 

Gazeta “E VËRTETA” e përjavshme shqip-greqisht, është botuar në Stamboll me drejtor, Leon M. Frashëri dhe redaktor Pandi S. Papalilo në vitin 1911. Gazeta e vitit të parë gjendet në bibliotekën “Qemal Baholli” dhe është dixhitalizuar kohët e fundit, duke u bërë edhe më e aksesueshme për publikun e gjerë. Kjo gazetë megjithatë përveç vlerave historike u ndalua nga autoritetet turke pak muaj pas botimit.  

FOTO HISTORIKE/ “E VËRTETA”, gazeta që ‘foli’

Gazeta e "VËRTETA" është edhe më e vjetër se gazeta e njohur ruse Pravda që botoi numrin e saj të parë më 5 maj 1912, në Shën Petersburg. E themeluar si një e përditshme punëtorësh, gazeta përfundimisht u bë një organ i rëndësishëm i lëvizjes bolshevike dhe Vladimir Lenini ushtronte kontroll të gjerë editorial. Ajo u ndalua në mënyrë të përsëritur nga policia e carit, duke u rishfaqur çdo herë me një emër tjetër, derisa më në fund u shfaq në Moskë në 1918 për të marrë rolin e saj si gazeta zyrtare e partisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH