Politikë

Floriana Garo publikon FOTOT nga takimi me shqiptarët e Italisë: Ndryshimi i domosdoshëm, do të bëhet realitet!

Shkruar nga Liberale

Floriana Garo publikon FOTOT nga takimi me shqiptarët e Italisë:

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, pas një takimi me shqiptarët e Italisë në Bari, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit thotë se "ndryshimi është i domosdoshëm dhe ne do ta bëjmë realitet".

Në takimin me diasporën shqiptare në Itali, morën pjesë gjithashtu Jozefina Topalli, Fisnik Qosja, dhe Shkëlqim Hoxha.

Floriana Garo publikon FOTOT nga takimi me shqiptarët e Italisë:

Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale ne Facebook, krahas fotove nga takimi me shqiptarët, Garo thotë se dashuria dhe përkushtimi i diasporës për Shqipërinë janë të jashtëzakonshme.

Floriana Garo publikon FOTOT nga takimi me shqiptarët e Italisë:

“Me Jozefina Çoba Topalli, Fisnik Qosja, Shkelqim Hoxha në një takim të mrekullueshëm me diasporën shqiptare në Bari!
Dashuria dhe përkushtimi i diasporës për Shqipërinë janë të jashtëzakonshme. Të gjithë duan një atdhe që ofron mundësi me një të ardhme për t’u krenuar! Ndryshimi është i domosdoshëm dhe bashkë do ta bëjmë realitet! Fitore”, shkruan Garo në Facebook.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH