Politikë

"Do vijë Sara Mile në vendin tënd", seanca nis me debate, kryeparlamentarja: Ju mungojnë fotot e "selfie-t" nëpër Europë...!

Shkruar nga Liberale

"Do vijë Sara Mile në vendin tënd", seanca nis me

Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali dhe deputeti i PD-së, Flamur Noka kanë replikuar gjatë seancës së sotme parlamentare.

"E keni kthyer Parlamentin në një noter të çdo akti që vjen nga Sulltani, po ky nuk është funksioni i këtij Parlamenti”, iu drejtua Noka kryetares së Kuvendit.

Ndërsa shtoi se “edhe kaq kohë sa je në atë karrige, se sigurisht vjeshta ikën bashkë me vapën dhe do vijë Sara në vendin tënd, përpiqu të ruash dinjitetin e institucionit që përfaqëson”.

Ndërkohë kryetarja e Kiuvendit iu drejtua duke thënë që “ju mungojnë fotografitë e selfie nëpër Eruopë e përtej oqeanit, por nuk është problemi ynë sepse nuk shkojmë aty, as për foto”.

Spiropali u shpreh se deputetët e PD-së po nxijnë Shqipërinë edhe “në ato hapësira të vogla që ju kanë mbetur ndërkombëtarisht”.

Pjesë nga debati: 

Flamur Noka: E keni kthyer Parlamentin në një noter të çdo akti që vjen nga Sulltani, po ky nuk është funksioni i këtij Parlamenti. Ky Parlament nuk është dyqani juaj që hapet dhe mbyllet kur të doni ju, e funksionon sipas tekave dhe interesave tuaja. E dimë që nga data 11 Maj ju keni problem funksionimin e Parlamentit sepse demaskimi i farsës, ju ka krijuar problem dhe stres, ndaj keni filluar e ulërisni “po nxini faqen e Shqipërisë”, jo po përralla, jo po dokrra.

Edhe kaq kohë sa je në atë karrige, se sigurisht vjeshta ikën bashkë me vapën dhe do vijë Sara në vendin tënd, përpiqu të ruash dinjitetin e institucionit që përfaqëson.

Elisa Spiropali: E kuptoj që ju mungojnë fotografitë e selfie nëpër Eruopë e përtej oqeanit, por nuk është problemi ynë sepse nuk shkojmë aty, as për foto. Kemi shanse të shumta për të bërë foto, shkojmë për të përfaqësuar Shqipërinë, atë që ju e nxini ku të mundni në ato hapësira të vogla që ju kanë mbetur ndërkombëtarisht. Por nuk është çështje e këtij Kuvendi.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH