Zhvillohet sot seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës së Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.
Seanca ishte planifikuar për në datën (21 Shkurt) në orën 10:30 në Gjykatën Civile, por u shty për sot (11 Prill). Raportohet se në seancë nuk janë paraqitur as Ilir Meta dhe as Monika Kryemadhi, të cilët përfaqësohen nga avokatët.
Padia për divorc është ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli që prej 21 tetorit 2024.
“Lidhur me çështjen me paditës I.M dhe të paditur M.K. Me objekt “zgjidhje martese” është caktuar seanca gjyqësore 21.02.2025, ora 10:30”, informon gjykata më 23 Janar.
Në qershor 2024 Panorama Online siguroi dokumentin e kërkesë padisë së Ilir Metës drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku kërkon zgjidhjen e martesës me Kryemadhin.