Politikë

Berisha vihet në siklet nga gazetarët për përjashtimin e Dash Sulës: Atë s'e heq njeri nga listat e hapura, është i respektuar

Shkruar nga Liberale
Berisha vihet në siklet nga gazetarët për përjashtimin e

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka thënë gazetarëve se lajmin për heqjen nga listat e Elbasanit të Dashnor Sulës, e mori vesh prej tyre.

Megjithatë, Bersha duket se ishte plotësisht i informuar mbi këtë zhvillim, pasi më pas tha se Sula do të jetë në listat e hapura, ndonëse gazetarët i kujtuan se ai ishte më i votuari në procesin e primareve.

Berisha tha se nuk e ka idenë për ndonjë mesazh që Sula pretendoi se i ka dërguar, duke thënë se në telefonin e tij ka “me mijëra mesazhe”.

Lidhur me largimin e aleatit të tij, Vasil Sterjovski, Berisha e quajti atë tradhtar. Berisha u mundua t'i devijonte pyetjet për Sulën duke bërë batuta me gazetarët. Ai tha se "tymi i bardhë" me emrat e kandidatëve do të dalë në orën 12 të natës.

Berisha: Asnjë gjë të tillë nuk ka, ai është një njeri i respektuar plotësisht. Nuk mundet kursesi të mbajë një qëndrim. Në listën e hapur nuk është përjashtuar e as nuk mund të përjashtohet, unë e marr vesh nga ju. Unë kam mijëra mesazhe këtu, ai edhe mund të ketë dërguar. Mos shkoni në ekstreme, primaret janë themelore.

Berisha: Myzyr, çfarë kishte sot në dëshmitë e skapistëve?

Gazetari: Keni hequr emrat më të votuar nga primaret.

Berisha: Shpëtuat nga një telefonatë nga lali?

Gazetari: Lali Eri me mua s’ska shanse...

Berisha: E vërteta është që po mendoj për qeverinë pas 12 majit. Unë po përgatis qeverinë e ardhshme.

Gazetarët: Si e komentoni largimin e një prej aleatëve Vasil Sterjovski?

Berisha: Sa ç’është i vjetër njeriu, është dhe tradhëtia

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH