Politikë

FUSHATA/ Basha me të rinjtë në Fier: Rama dhe Berisha pretendojnë të luftojnë korrupsionin me të korruptuar

Shkruar nga Liberale

FUSHATA/ Basha me të rinjtë në Fier: Rama dhe Berisha

"Shokët tek 313-ta, shoqet kërcejnë nga belaja me rripat 1600 euro" tha Basha sot në Fier

Kryetari i koalicionit Euroantlantik, Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjtë në Fier ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Sali Berisha sa i përket deklaratave të tyre në premtimet që bëjnë në luftën kundër korrupsionit.

Basha tha se si Rama ashtu edhe Berisha pretendojnë të luftojnë korrupsionin me persona të korruptuar.

Shokët tek 313-ta, shoqet kërcejnë nga belaja me rripat 1600 euro, me teshat e tjera të trupit zoti e di se sa kushtojnë, me botokse, me fillings e me të gjitha. Të gjitha bashkë, një valle e tyre është sa gjysma e buxhetit të bashkisësë Fierit për familjet në nevojë. Me çfarë parash i kanë bërë? Me paratë që kanë nxjerrë nga xhepat e qytetarëve. Taksat e prindërve tuaj. Me çmimet firifiu, janë dyfish më të larta sesa në Selanik në Greqi, këta do e fusin Shqipërinë në BE?!"

"Këta do luftojnë korrupsionin?! Humor i ditës, Belinda do të luftojë korrupsionin, po Belinda është korrupsioni. Sado hallvë t’i gatuaj shefit, letrat shefi i çon gjithmonë tek vendi që të shpëtojë lëkurën e vet. Kot e ka dhe ai, sepse SPAK është mandatuar t’i shkojë deri në fund, deri në majë të piramidës së korrupsionit. Po këta të tjerët, këta të tjerët do të luftojnë korrupsionin duke nxjerr Ilir Metën nga burgu."

"Programi i tyre parashikon shtimin e të ardhurave duke nxjerr deputet Ilir Metën, Elvis Roshin, Pëllumb Shullazin, deputetin e PS dhe kandidatë të tjerë që i kanë vendosur bashkëshisht. Sepse bashkërisht i kanë asetet ekonomike, bashkëshirsht i kanë vendimet për të nxjerr të korruptuarit nga burgu, bashkërisht i mbyllën listat. Këta nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël për të kuptuar se ku është rinia shqiptare me hallet dhe problemet e saj. Se çfarë dëshirojnë të rinjtë e Fierit e të Tiranës, të Shkodrës e të Vlorës, e jo më pastaj të formulojnë zgjidhje”, - tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH