Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa iu përgjigj kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, e akuzoi këtë të fundit për pazare me Ramën për amnistinë penale.
Basha tha para nisjes së seancës se pakti është që të lirohen zyrtarët e dënuar për korrupsion.
“Ata janë në kundërshtim me interesin publik. Pasi disa të dënuar ordiner do të favorizohen. U mbajt 3 muaj peng se do të përfitojnë zyrtarë të korruptuar. Kjo u kthye në një votë aneksi të të ashtuquajturve opozitë, kamerdare të Edi Ramës”, u shpreh Basha.