Politikë

Avokati i Ilir Metës kundër SPAK/ Hetimet po zvarriten, çështja mund të shkojë në Strasburg

Shkruar nga Liberale.al

Avokati i Ilir Metës kundër SPAK/ Hetimet po zvarriten,

Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj zgjatjes së hetimeve nga ana e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në një prononcim për mediat, jashtë ambienteve të SPAK, avokati Kujtim Cakrani tha se kjo është hera e dytë që zgjatet afati i hetimeve për klientin e tij.

Sipas tij, arsyeja që ka dhënë prokuroria është mungesa e provave të mjaftueshme, përfshirë një akt ekspertimi që lidhet me ish-vjehrrën e Metës. “Po presin një akt ekspertimi për të kuptuar se ç’lidhje ka zoti Meta me çështjen. Kjo është absurde”, u shpreh Cakrani.

Ai akuzoi SPAK-un për zvarritje të qëllimshme të procesit dhe e quajti situatën një “autokraci elektorale”. Cakrani shtoi se do të ndjekin të gjitha hapat ligjorë, duke përfshirë edhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Nëse nuk marrin përgjigje, paralajmëroi se do t’i drejtohen Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Avokati theksoi gjithashtu se Meta ndodhet prej më shumë se 7 muajsh në paraburgim dhe se Prokuroria nuk ka bërë verifikimin periodik të masës së sigurisë, siç kërkon ligji.

“Javën që vjen do të dorëzojmë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e masës së sigurimit. Nëse nuk ka reagim, rruga jonë është Strasburgu,” deklaroi Cakrani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH