Politikë

A do të zbulojë rinumërimi i votave “trenat bullgarë” të 11 majit?

Shkruar nga Liberale.al

A do të zbulojë rinumërimi i votave “trenat

Ka nisur procesi i verifikimit dhe rinumërimit të votave pas vendimit të KQZ-së për të hapur 2,240 kuti votimi, pas kërkesës së opozitës. Ky proces do të përfshijë kutitë nga qarqet kryesore si Tirana, Durrësi dhe Fieri, ndërsa Elbasani është vendosur i pari në listë, por për një arsye më të veçantë.

Në qarkun e Elbasanit do të hapen fillimisht 96 kuti, jo për rinumërim, por për hetim – konkretisht për të zbardhur nëse ka ndodhur manipulim me të ashtuquajturin “treni bullgar”, një term i përdorur nga opozita për të përshkruar dyshimet e saj për votim të organizuar në mënyrë të paligjshme në zona të caktuara, si Gramshi dhe Peqini më 11 maj.

KQZ do të verifikojë nëse ka më shumë fletë votimi sesa qytetarë të regjistruar si votues në këto qendra. Pas përfundimit të kësaj faze, nis procesi maratonë i rinumërimit në qarqet e tjera, ku do të numërohen fillimisht votat për partitë, më pas ato për kandidatët.

Në kampin opozitar, kandidatët e zhgënjyer nga renditja aktuale presin që rinumërimi të zbulojë trafikim votash “brenda llojit”, që sipas tyre, ka ndikuar në rezultatin personal. Megjithatë, zyrtarët e PD-së i japin përparësi objektivit më të madh – të vërtetojnë, sipas tyre, “farsën elektorale”.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste duket se nuk ndjen presion nga procesi i rinumërimit. Përfaqësuesja ligjore e PS në KQZ, Elena Xhina, theksoi se opozita kishte mundësinë të sillte prova gjatë shqyrtimit në KAS, por nuk e bëri. “Pretendimet ishin mbi hipoteza dhe postime në rrjete sociale,” tha ajo.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH