Politikë

34-vjetori i krijimit të PS, shtyhet festa e socialistëve. Ja ARSYEJA!

Shkruar nga Liberale

34-vjetori i krijimit të PS, shtyhet festa e socialistëve. Ja ARSYEJA!

Partia Socialiste do të festojë 34-vjetorin e krijimit të saj më 19 qershor, në një aktivitet festiv që do të zhvillohet në Tiranë. Data është shtyrë nga 12 në 19 qershor, për shkak se kryetari i partisë, Edi Rama, ndodhet aktualisht jashtë vendit.

Përveç ceremonisë zyrtare për përvjetorin e themelimit të partisë, aktiviteti i 19 qershorit do të shënojë edhe nisjen e Akademisë Verore të Socialistëve, nismë kjo që synon ndërthurjen e brezave dhe përgatitjen e prurjeve të reja për jetën politike.

Në këtë akademi do të angazhohen figura të njohura të Partisë Socialiste dhe veteranë të saj, të cilët do të ndajnë përvojën e tyre me të rinjtë që kanë hyrë rishtazi në strukturat e partisë.

Qëllimi është edukimi politik, formimi organizativ dhe përgatitja për sfidat e ardhshme politike dhe elektorale.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH