
Gjykata e Apelit të Bolzano-s konfirmoi sot dënimin me 24 vite burg për Avni Meçen, i cili në vitin 2022 vrau gruan e tij rumune, Alexandra Elena Mocanu. Apeli rikonfirmoi vendimin e dhëna në shkallët e tjera dhe është hapi i radhës i mbylljes së këtij rasti, i cili tronditi komunitetin në Itali.
Ngjarja që ndodhi më 22 Tetor të vitit 2022 u rrëfye nga vetë Meçja. Marangozi shqiptari pranoi se e vrau partneren duke e goditur disa herë në kokë me çekiç. Vrasja ndodhi në apartamentin ku jetonin të dy. Rrëfimi i shqiptarit bëri që ngjarja të zbardhej shumë shpejt. Sipas hetimeve shkak i vrasjes ishte bërë një debat, i cili agravoi në dhunë.
Prokuroria kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për Meçen. Megjithatë rrëfimi i shqiptarit dhe bashkëpunimi me drejtësinë bënë gjykatën që ta linin si përfundim me 24 vite burg.