Kronikë

I jep fund jetës në qeli Lulzim Toçi, burri që vrau gruan në sy të dy fëmijëve

Shkruar nga Liberale

I jep fund jetës në qeli Lulzim Toçi, burri që vrau gruan

Lulzim Toçi, i cili vrau gruan e tij 24-vjeçare vitin e kaluar në Caserta të Italisë ka vrarë veten.

Mediat italiane shkruajnë se Lulzim Toçi, 31 vjeç, i dënuar për vrasjen e gruas së tij Eleonora Toçi, i dha fund jetës sot në burgun e Santa Maria Capua Vetere, ku po vuante dënimin për krimin e kryer më 9 tetor të vitit të kaluar.

Vetëvrasja ndodhi në zonën psikiatrike të institucionit të vuajtjes së dënimit.

Ai e mbyti gruan në shtëpinë e tyre, para dy fëmijëve të tyre të vegjël, atëherë 6 dhe 4 vjeç, një akt që tronditi komunitetin shqiptar, por edhe atë italian.

Autoritetet po hetojnë për të sqaruar se si ndodhi vetëvrasja. Çifti kishte marrë një shtëpi më të madhe në “Via Caravaggio”, për të jetuar me fëmijët e tyre, respektivisht 6 dhe 4 vjeç.

Krimi i rëndë ndodhi në dhomën e gjumit të çiftit. Hetuesit thanë se vrasja me siguri është kryer teksa viktima ka qenë duke fjetur,

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH