Kronikë

Vijojnë zjarret masive në Greqi, ekipet e zjarrfikësve vijnë në ndihmë

Shkruar nga Liberale

Vijojnë zjarret masive në Greqi, ekipet e zjarrfikësve vijnë

Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e së premtes në një zonë të përzier pyjore në Atikë, ku banorët u paralajmëruan të jenë në gatishmëri për evakuim në drejtim të Glyfadës. Sipas zjarrfikësve, zjarri ka rënë pranë banesave.

Një forcë prej 29 zjarrfikësesh, me dy ekipe dhe nëntë automjete, të ndihmuar nga një helikopter nga ajri, zjarrfikës vullnetarë dhe tankera uji të autoriteteve lokale, janë vendosur për të shuar flakët.

Në një njoftim të fundit, policia tha se rihapi rrugën Athinë-Sunion për trafikun midis rrugës ”Elektras” dhe rrugës ”Minoos”, të cilën e kishin mbyllur për shkak të zjarrit. Zjarret ende të ndezura ka në Arcadia dhe Argolida.

Përforcime u dërguan për të luftuar zjarret pranë Megalopoli në Arcadia dhe në Lyrkeia në Argolida, të cilat vazhduan të shtohen pasditen e së premtes. Në një prononcim, zëvendësguvernatori i Rajonit të Peloponezit, Christos Lambropulos tha se zjarri ka dëmtuar shumë ndërtesa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH