Kronikë

Shkëmbim zjarri në Ekuador mes policisë e trafikantëve, shpëtohen dy pengje shqiptarë

Shkruar nga Liberale

Shkëmbim zjarri në Ekuador mes policisë e trafikantëve,

Një operacion i përbashkët ushtarak dhe policor është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën Rinconada dhe Ayampe në Ekuadot, ku forcat e policisëu patën një shkëmbim zjarri me disa trafikantë të armatosur gjatë bastisjes së një ferme.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një person i dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal “Los Choneros” mbeti i vrarë.

Pas neutralizimit të situatës, autoritetet shpëtuan pesë persona të rrëmbyer, mes tyre dy shtetas shqiptarë dhe tre ekuadorianë. Katër persona të tjerë u arrestuan në vendin e ngjarjes.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan armë zjarri, municion, telefona celularë dhe pajisje që përdoren për lidhjen e pengjeve.

Të gjithë personat e përfshirë dhe provat janë dorëzuar tek autoritetet për hetime të mëtejshme, ndërsa emrat e shqiptarëve të shpëtuar nuk janë bërë ende publikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH