Kronikë

"Pse shihni"/ Një fjalë çoi në vdekje, zbardhen detaje të reja nga vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë pas një sherri me një grup të rinjsh

Shkruar nga Liberale

"Pse shihni"/ Një fjalë çoi në vdekje, zbardhen

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Shkozë ku humbi jetën 18-vjeçari Aurelio Dervishi, pasi u godit me thikë nga disa të tjerë të rinj.

Një person i cili ndodhej në automjetin ku ishte edhe viktima është shoqëruar në policinë.

Në dëshminë e tij të dhënë për efektivët, i riu ka thënë se sherri ka qenë i çastin dhe ka nisur për fjalët ‘pse na shikoni’.

Dy makinat kanë ndaluar afër rrethit të Shkozës dhe aty janë konfrontuar fizikisht.

Me pas autorët me automjet tip “Tiguan” dyshohet se janë larguar drejt Unazës Lindore. Në makinën e autorëve tip Volkswagen Tiguan, ngjyrë gri, që janë në kërkim dyshohet se ndodheshin 5 persona.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH