Kronikë

Pranga një 27-vjeçari dhe në kërkim bashkëpunëtori i tij, i vendosën lëndë plasëse banesës në Vorë

Shkruar nga Liberale

Pranga një 27-vjeçari dhe në kërkim

Një 27 vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë vendosur lëndë plasëse në banesën e një shtetasi tjetër.

U vu në pranga shtetasi O. Ç., 27 vjeç, dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. D., 27 vjeç, të cilët dyshohet se kanë vënë lëndë plasëse në banesën e shtetasit E. A”,- njofton Policia.

Ndërkohë njoftohet gjithashtu se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas të tjerë, pasi gjatë kontrollit në banesë u janë gjetur municion luftarak.

U proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit P. S., banues në Fushë Krujë, dhe A. C., banues në Fushë-Prezë.

Policia, në kontrollet e banesave të këtyre të fundit, gjeti sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshje që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, një automjet dhe 5 celuarë”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH