Kronikë

Pranga 36-vjeçarit në Vaun e Dejës, lëvizte i armatosur dhe tentoi t’i ikë policisë

Shkruar nga Liberale

Pranga 36-vjeçarit në Vaun e Dejës, lëvizte i armatosur

Në Vuan e Dejës është arrestuar një 36-vjeçar. Policia raporton se ka qenë duke lëvizur me armë me vete. 36-vjeçari është lokalizuar në Fshat të Ri dhe sapo ka parë forcat e policisë ka tentuar të largohet, por është vënë në pranga.

36-vjeçarit Sh. S., i është gjetur 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH