Ngjarja e rëndë sipas policisë ka ndodhur në Tiranë, ku një 29-vjeçare është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka plagosur bashkëshortin e saj me thikë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, shtetasja Xh. S., 29 vjeçe, ka goditur bashkëshortin për motive ende të paqarta, të cilat po hetohen. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit dhe dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit.
I plagosuri ndodhet në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe është në kërkim të 29-vjeçares, e cila është larguar nga vendngjarja menjëherë pas incidentit.
“Shpallet në kërkim shtetasja Xh. S, 29 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës, bashkëshortin e saj, i cili është në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 29-vjeçares”, thuhet në njoftimin e policisë.