Autori është shtruar në spital i plagosur, pasi sipas informacioneve të para ka marrë lëndime pas sherrit me të shoqen. Duket se shkak për sherrin mes çiftit ishte bërë xhelozia. Policia amerikane heton dinamikën dhe motivet. Njgjarja e rëndë ka ndodhur në Worchester të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bruna Flamuraj dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj Lindi Flamuraj, rreth orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm (7 Nëntor). Fqinjët shpjeguan se dëgjuan fillimisht të bërtiturat e gruas, më tej ulërima të forta dhe në fund 6 apo 7 të shtëna arme.
Autori i dyshuar është shtruar në spital i plagosur, pasi sipas informacioneve të para ka marrë lëndime pas sherrit me të shoqen. Krimi besohet se ndodhi në sy të vajzës dhe prindërve.
"Kjo është një lagje shumë e qetë. Ne kemi njerëz që ecin gjatë gjithë kohës. Thjesht rrallë ndodh diçka këtu. Është West Side of Worcester”, ka rrëfyer një prej banorëve.
Media amerikane nuk i ka bërë publik emrat e çiftit, por ato shqiptare kanë njoftuar se bëhet fjalë për Lindi Flamuraj si autor dhe Bruna Flamuraj si viktimë e sulmit.